Shtëpia / Politika / Ja si mashtroi ish-kryeministri Berisha, për akuzat ndaj Arjan Hasanit

Ja si mashtroi ish-kryeministri Berisha, për akuzat ndaj Arjan Hasanit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar para pak ditësh denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani ka liruar nga burgu një person të dënuar për vrasjen e një polici në Itali, me amnistinë e vitit 2016. Sipas Berishës, vendimi është dhënë në këmbim të parave. Në denoncimin e Berishës jepen të dhëna mbi identitetin e personit të liruar nga burgu, i quajtur Florind Marini. Akuzat e Berishës janë të forta dhe të pakonfirmuara, aqmë tepër kur bëhet fjalë ndaj një oficeri policie në karrierë, të cilin ai vetë e ka vlerësuar kur ishte kryeministër dhe sot shërben si drejtor i Burgut të Fierit.

Por si qëndron e vërteta?

Sipas dokumenteve që disponon Gazeta Shqip, Marini ka qenë i dënuar për trafik droge dhe është arrestuar në 18.9.2013, ka vuajtur dënimin, por ka përfituar nga amnistia e 2016-ës, (21.01.2016), pasi nuk ka pasur urdhër për ekstradim ndaj tij.

Më vonë është riarrestuar nga Polica e Shtetit, është rikthyer sërish në burg dhe mbas 10 ditësh është ekstraduar në Itali, i akuzuar për vrasjen e një polici.

Këtë e konfirmon dhe dokumenti i Prokurorisë që disponon gazeta, ku është nxjerrë “urdhri 387, datë 3.5.2016, për ekzekutimin penal të formës së prerë, nr 804, datë 27.11.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për ekstradimin e shtetasit shqiptar, Florind Marini”.

Për këtë, rast janë kryer hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ku është konstatuar se nuk ka pasur urdhër tjetër ndalimi dhe çështja është pushuar. Marini ka dalë nga burgu i Fierit në 21 janar 2016, ndërkohë që është ekstraduar në Itali në 24 maj 2016.

#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-1-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-2-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-3-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-4-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-5-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-6-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-7-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-8-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item9 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-9-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d13162534f .td-doubleSlider-2 .td-item10 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-10-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Pra urdhri i ekzekutimit të vendimit për ekstradim, ka mbërritur katër muaj me vonesë pas urdhrit të lirimit. Ndërkohë, siç vërtetohet edhe nga dokumentet e publikuara nga gazeta, i dënuari ka marrë disa herë leje.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka marrë disa masa administrative për juristët e burgut Rrogozhinë dhe atij “313” në Tiranë, pasi Marini ka qenë fillimisht në Rrogozhinë, pastaj është dërguar në burgun “Jordan Misja”, ku është trajtuar dhe me leje shpërblyese, pasi nuk ka pasur vendim gjyqësor tjetër. Në fund të dënimit, kur ka përfituar nga amnistia, ai ka dalë nga burgu i Fierit.

Pra, ato që thotë Berisha në statusin e tij, që në të vërtetë nuk është hera e parë që e poston, janë krejtësisht një mashtrim. Akuzat e ish-kryeministrit për ryshfet të drejtorit të burgut, bien ndesh me dokumentet që zotëron Gazeta. Emri i Arjan Hasanit, të paktën ashtu siç thotë Berisha, nuk përmendet në asnjë nga dokumentet që kanë shoqëruar hetimin për të akuzuarin Florind Marini. Në këtë rast, duket se autoritetet e burgut të Fierit, kanë zbatuar ligjin dhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

Rasti i dytë

#td_uid_2_5c7d13162c21b .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_2_5c7d13162c21b .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/doku-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Por Berisha, në të njëjtin status, ka akuzuar sërish drejtorin e Burgut të Fierit, Arjan Hasani për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit në lidhje me një tjetër të dënuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Koçeku, i cili është trajtuar me leje, që në të vërtetë i takonte, para se Hasani të emërohej drejtor.

Edhe këtu Prokuroria e Elbasanit dhe SHKBB, filluan hetimet dhe kanë marrë nën hetim shefin e edukimit dhe shefin e regjimit te brendshëm dhe i kanë pezulluar, pasi panë të gjithë dokumentacionin. Por për Arjan Hasanin nuk është marrë asnjë veprim.

Edhe në këtë rast, sipas dokumenteve që disponon Gazeta Shqip, autoritetet e burgut kanë vepruar konform ligjit për planifikimin e lejes shpërblyese për Artan Koçekun si dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shërbimet përkatëse, ku është marrë miratimi nga shërbimi ligjor; kujdesi social dhe shërbimi i ruajtjes së sigurisë.

Por Berisha i sotëm flet ndryshe dhe me dy standarde, qoftë edhe për oficerë të policisë që kanë shërbyer në kohën e tij.

Kush është Arjan Hasani

Ai është oficer karriere, që nga viti 1998, deri në vitin 2015 ka punuar në Policinë e Shtetit, ku në vitet 2005- 2013, ka punuar në poste drejtuese në Policinë e Shtetit, me Policinë Kriminale. Më pas, ka qenë në drejtori policie të rëndësishme, Fier, Kukës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Berat, Korçë dhe në vitin 2013, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Më datë, 04.11.2011, ka marrë certifikatë Lavdërimi për shërbime të dalluara, nga Dr.Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, me motivacionin “për profesionalizëm dhe rezultate të larta në finalizimim me sukses të operacionit policorë, të një grupi kriminal, që kishin kryer mbi 24 vjedhje me dhunë dhe me armë, të bankave dhe kazinove në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë me detyrën e shefit të sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë, Qarku Tiranë! Aktualisht mban detyrën e drejtorit të Burgut të Fierit.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …