Shtëpia / Politika / KQZ zëvendëson deputetët e LSI, ja 4 opozitarët e rinj

KQZ zëvendëson deputetët e LSI, ja 4 opozitarët e rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mesditës së sotme bëri kalimin e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tek kandidatët zëvendëses.

Kështu gjatë kësaj mbledhje Endrit Braimllari i LSI u zëvendësua nga kandidati pasues i qarkut të Tiranës, Edmond Rushiti.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu. Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Sakaq mandatin e deputetit të Dibrës të Përparim Spahiut, e mori Aurora Mara. Ndërsa në radhët e LSI të gjithë i dogjën mandatet, nga Partia Demokratike, refuzimi erdhi nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe nga deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi.

Teksa Hajdari deklaroi se po konsultohet me ndërkombëtarët për veprimet e saj, Murrizi u shpreh hapur kundër lënies së mandatit.

Sakaq mësohet se në radhët e demokratëve janë katër kandidatë të cilët nuk kanë pranuar të refuzojnë mandatin. Bëhet me dije se ata janë Ligoraq Karamelo, Erion Piciri dhe Selami Jenisheri.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit për qarkun e Beratit, kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi.

Ai e kishte paralajmëruar prej ditësh këtë veprim, ndërkohë që ditën e sotme e bëri fakt. Prej kohësh ai ishte larguar nga radhët e PD, duke u emëruar zv.drejtor i përgjithshëm Burgjeve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …