Shtëpia / Politika / Kriza politike/ Meta: Dialogoni për interesin kombëtar, pa zgjidhje do iki…

Kriza politike/ Meta: Dialogoni për interesin kombëtar, pa zgjidhje do iki…

Shqipëria zyrtarisht ka hyrë në krizë politike pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve dhe shumëkush pyet nëse do të ndërhyjë Presidenti Ilir Meta për të ulur palët në negociata për të zgjidhur ngërçin.

Teksa opozita kërkon qeveri tranzitore dhe mazhoranca ka hedhur poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme, Meta ka folur sot për këtë çështje, duke thënë se gjithçka mund të ishte shmangur po të kishte dialog mes palëve.

“Nuk do doja të përqendroheshim në çështje të brendshme, por s’mund të ndaloj pyetjet tuaja. Dua të sqaroj se jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur”, tha Meta.

Kreu i Shtetit bëri thirrje që në emër të interesit kombëtar, opozita dhe mazhoranca të nisin dialogun pasi Shqipëria mund të humbasë një tjetër përgjigje pozitive nga BE-ja në qershor për negociatat e anëtarësimit.

“Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm për mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në qershor. Kam thënë se duhet të fillojë puna menjëherë për dialog qeveri-opozitë pasi siç iku një vit mund të iki sërish edhe ky vit, dhe do mbetemi në vend”, u shpreh ai.

Sipas Mets, “palët duhet të bëjnë një hap pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin në politikë, demokraci dhe rendin kushtetues’.

“Kur vendosen në plan të parë interesat kombëtare, që duhet të na motivojë shumë fort se koha po pakësohet, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençura dhe zgjidhjeve politike të kësaj situate”, theksoi Presidenti.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …