Shtëpia / Politika / Kuvend dhe protestë, Rama i kërkon Lleshajt të mbrojë deputetët

Kuvend dhe protestë, Rama i kërkon Lleshajt të mbrojë deputetët

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca plenare, ku do të bëhet edhe betimi i 4 deputetëve të rinj të Parlamentit, të cilët janë nga radhët e LSI-së.

Mirëpo, po nesër, në orën 10.00 opozita do të vijojë me planin e saj dhe do të protestojë para ambienteve të Parlamentit.

Mësohet se në mbledhjen e Grupit Parlamentar i është kërkuar Ministrisë së Brendshme të ketë kujdes për deputetët. Deputetët kanë kërkuar që të t’u garantohet siguria fizike, duke qenë se në seancën e fundit ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe deputeti i PS-s, Paulin Sterkaj u përballën me turmën e protestuesve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …