Shtëpia / Politika / Lokalet 2019/ Rama i vë “vulën” Tiranës: S’kam emër tjetër, veç Veliajt!

Lokalet 2019/ Rama i vë “vulën” Tiranës: S’kam emër tjetër, veç Veliajt!

Pasditen e sotme në Katedralen e Kishës Ortodokse u mblodh Asambleja e PS nga kryeministri Edi Rama ku u diskutua për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në fund të muajit qershor.

Rama ka befasuar Asamblenë me pyetjen: “A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?”.

Nga asambleja e PS në Tiranë, nuk është propozuar njeri tjetër, duke lënë të kuptohet se është Erion Veliaj kandidati potencial i PS në zgjedhjet e ardhshme për bashkinë e kryeqytetit.

Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyhet edhe pa opozitën.

“Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin. Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”, është shprehur Rama.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …