Shtëpia / Politika / LSI merr masat për protestën e nesërme: Ja si të mbroheni nga gazi i Ramës (Video)

LSI merr masat për protestën e nesërme: Ja si të mbroheni nga gazi i Ramës (Video)

Nesër opozita pritet që të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca plenare.

Opozita duket se po përgatitet për t’i bërë ballë çdo sulmi të policisë dhe këtë e tregon edhe një video e publikuar nga deputetja e LS-së, Florida Kërpaçi.

Ajo ka nxjerrë një video për protestuesit, ku u tregon si të mbrohen nga gazi lotsjellës i policisë.

“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës!

Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati”, shkruan deputetja e LSI-së në Facebook krahas videos.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës!Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati 💪

Gepostet von Floida Kerpaci am Montag, 4. März 2019

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …