Shtëpia / Aktualitet / Makinat përplasen “kokë më kokë” në Rinas, 3 të plagosur (Video)

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Rinas, 3 të plagosur (Video)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Rinasit, ku dy autovetura njëra tip “Fiat” dhe tjetra tip “Audi” u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore, raporton “Shqiptarja.com”

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5amAdY3QQxM?feature=oembed&w=640&h=360]

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …