Shtëpia / Aktualitet / Me frakturë në kokë, gjendet i plagosur një person në rrugë

Me frakturë në kokë, gjendet i plagosur një person në rrugë

Një person është gjetur i plagosur dhe i gjakosur përgjatë aksit rrugor Sarandë-Borsh. I plagosuri është një person rreth 52 vjeç, i cili u gjet i larë në gjak mëngjesin e sotëm.

Mësohet se i plagosuri është Nikoll Kola me origjinë nga Lezha dhe me banim në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Ai u gjet i plagosur pranë fshatit Volloder, me fraktura të rënda në kokë dhe dëmtime në trup.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Sarandës për ndihmën e nevojshme, ndërkohë që për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së tij, teksa hetimet janë në vijim.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …