Shtëpia / Aktualitet / Meta shpall hapjen e vakancës për gjyqtar në Kushtetuese

Meta shpall hapjen e vakancës për gjyqtar në Kushtetuese

Pas shkarkimit nga Vettingu të gjyqtares Altina Xhoxhaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, puna në këtë institucion është në paralizë të plotë. Duke marrë shkasë nga largimi i Xhoxhajt, Presidenti Ilir Meta ka shpallur vakancën e plotë. Presidenti fton çdo person të interesuar dhe që plotëson kushtet, duke paraqitur edhe kushtet përkatëse.

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë, numër telefoni/e-mail);

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

– Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës të nënshkruar nga aplikanti.

Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …