Shtëpia / Sport / Milani e Interi në një mendje, stadium të ri me 60 mijë vende

Milani e Interi në një mendje, stadium të ri me 60 mijë vende

Pas një periudhe të gjatë rrahje idesh, reflektimesh dhe vlerësimesh, Interi dhe Milani kanë rënë përfundimisht dakord për të shembur stadiumin mitik të “San Siros” dhe ndërtimin e një impianti të ri modern.

Lajmin e publikon e përditshmja italiane “La Repubblica”, sipas të cilës kuqezinjtë e Milanit nuk e kanë menduar dy herë dhënien e dakordësisë dhe pak më vonë ka ardhur dhe përgjigja pozitive e zikaltërve të Interit. Projekti ambicioz flet për një stadium të ri me një kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe që do të përfshijë edhe territorin e dedikuar aktualisht parkimit.

Kosto e stadiumit të flet për një buxhet prej 600 milionë eurosh, ndërkohë që ideja e financimit te një pjesë edhe te të ardhurat që gjenerojnë të drejtat e emrit me një vlerë prej 25 milionë eurosh në vit. Në këtë mënyrë, stadiumi historik i “San Siros” do të shembet për të rilindur mbi rrënojat e tij si një prej impianteve më modernë në Europë.

Punimet nuk do të nisin menjëherë në fushën e stadiumit aktual, për të mos ndikuar në ndeshjet e parashikuara në kalendar të Interit dhe Milanit. Me dy prej skuadrave të mëdha të Serisë A, që synojnë rikthimin e shpejtë në nivelet më të larta të futbollit europian, impianti i ri është hapi i parë dhe i rëndësishëm në këtë drejtim, siç tregon edhe rasti i kampionëve të fuqi të Italisë.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …