Shtëpia / Politika / Ministri i ri me mesazh të fortë: Vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve

Ministri i ri me mesazh të fortë: Vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përshëndetur zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi dhe shqiptarët për rezultatin historik.

Ai tha se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.

“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, shprehet Cakaj.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …