Shtëpia / Sport / MLS/ Luhet në -27 gradë celsius, Gashi bëri mirë që iku nga Colorado (VIDEO)

MLS/ Luhet në -27 gradë celsius, Gashi bëri mirë që iku nga Colorado (VIDEO)

Në rrymat e të ftohtit polar dhe kushtet e paimagjinueshme për të luajtur futboll, ndeshja mes Colorado Rapids dhe Portland Timbers u zhvillua në temperaturën -27 gradë celsius (-18 fahreneit).

Një ndeshje që nisi në acar dhe përfundoi e mbuluar në dëborë. Rezultat? 3-3 dhe vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 27’-të e takimit.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Gola e gabime pa fund nga të dyja skuadrat, penallti e humbur e autogola, arbitër me flokë e vetulla të ngrira e tifozë që zhvishen duke rivalizuar temperaturat. Një ndeshje përtej normales.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Kjo ishte ndeshja e parë për skuadrat në kampionatin e MLS-së që ngriti tiparin këtë fundjavë. Për Colorado mungon Shkëlzen Gashi, i cili u hoq nga lista për sezonin e ri dhe do vijojë të marrë pagën edhe pse nuk do luajë në asnjë ndeshje, ose deri në momentin që të gjejë një skuadër të re.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Gjithsesi ish-sulmuesi i Shqipërisë ndihet me fat që nuk ishte i detyruar të luajë në ato kushte ku shokët e tij rezistuan për 90 minuta.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …