Shtëpia / Politika / Negociatat në udhëkryq, BE shtyn për në vjeshtë vendimin për Shqipërinë?

Negociatat në udhëkryq, BE shtyn për në vjeshtë vendimin për Shqipërinë?

Më 20 dhe 21 qershor është përcaktuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të njihen me vendimin e vendeve anëtare të BE-së për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit.

Por duket se ka një pasiguri që shoqëron këto data të rëndësishme për fatin e të dy vendeve, pasi në Bruksel dyshojnë nëse raporti do të publikohet në qershor apo do të shtyhet për në vjeshtë.

Duket se këto luhatje në mendime nuk varen aspak nga kriza politike në Shqipëri por nga zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të zhvillohen në muajin prill.

Sipas komisionarit për zgjerimin, Johanes Hahn, progres raporti për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të shtyhet për shkak të frikës se çështja e zgjerimit mund të keqpërdoret nga partitë populiste në zgjedhjet evropiane.

Shtyrjen e datës së publikimit të progres-raportit, Hahn e konfirmoi në një deklaratë ku tha se debati për zgjedhjet e PE duhet të bëhet mbi fakte, por nuk konfirmoi shtyrjen e datës për dhënien e vendimit final.

“Në këtë drejtim synojmë të shmangim të gjitha pengesat e mundshme që do ta vështirësojë debatin objektiv, neutral, i cili nuk duhet të preket nga zgjedhjet në Bashkimin Europian. Mendojmë që publikimi të ndodhë më vonë nga e zakonshmja në mënyrë që debati për zgjerimin të bazohet në fakte. Në çdo rast do të publikohen para inaugurimit të Parlamentit të ri Europian”, tha Han.

Me herët ka pasur spekulime se publikimi i raporteve të progresit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të shtyhej deri në javën e parë të qershorit.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …