Shtëpia / Politika / Nesër seancë plenare, “tradhtarët” e LSI-së marrin mandatin; ja çfarë kërkoi PS-ja

Nesër seancë plenare, “tradhtarët” e LSI-së marrin mandatin; ja çfarë kërkoi PS-ja

Grupi Parlamentar i PS-së pas mbledhjes së zhvilluar sot ka vendosur që seanca plenare do të realizohet nesër në orën 10:00.

Mësohet se 4 deputetët e rinj të Parlamentit do të bëjnë betimin ditën e nesërme në seancën plenare. 4 deputetët do të marrin sot mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deputetët e rinj do të jenë kandidatët nga radhët e LSI-së. Mësohet se në Parlament do të marrë mandatin, Ylli Shehu kandidati i LSI-së në Tirane, Aurora Mara, kandidate e LSI-së në Dibër, Enver Roshi, kandidat për deputeti i LSI-së në Elbasan dhe Edmond Rrushi, kandidat për deputet në Tiranë.

Burime nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste bëjnë me dije se i është kërkuar Ministrisë së Brendshme që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …