Shtëpia / Politika / “Politikanë në burg, drejtësia do zgjidhë duart”, çfarë përmban ‘Dosja 184’?

“Politikanë në burg, drejtësia do zgjidhë duart”, çfarë përmban ‘Dosja 184’?

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha sot nga selia blu se së shpejti do të dalin në media skandale të reja që lidhin qeverinë me krimin e organizuar dhe ato përfshihen sipas tij në “Dosjen 184”.

“Edi Rama dosja 339 është makthi yt. Ti e di se çfarë përmban, uroj ta dish se çfarë përmban dosja 184, drejtësisë do t’i zgjidhen duart, politikanët para drejtësisë dhe shqiptarët do kenë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Basha.

Ndërkohë i ftuar në “ABC News”, ish-deputeti Ervin Salianji tha se “Dosja 184” do ta rrëzojë qeverinë Rama dhe disa politikanë do përgjigjen para drejtësisë. “Dosje e cila komprometon rëndë politikën dhe qeverinë”, tha Salianji.

INTERVISTA:

Dosje me çfarë? Me përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!

Na jep disa detaje?
Ervin Salianji: Do vijë momenti. Sot po diskutojmë për protestën e nesërme në orën 9 e 30 para Kuvendit.

184-a çfarë përmban?
Ervin Salianji: Dosje e cila kompromenton rëndë politikën dhe qeverinë.

Përgjime?
Ervin Salianji: Pa diskutim!

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …