Shtëpia / Aktualitet / Protesta e opozitës/ Tela me gjemba, skela e shkallë emergjence për deputetët

Protesta e opozitës/ Tela me gjemba, skela e shkallë emergjence për deputetët

Opozita e bashkuar tashmë pa mandate deputeti do të protestojë sërish nesër kundër qeverisë së Edi Ramës në sheshin përpara Parlamentit dhe tubimi për të cilin policia nuk ka dhënë leje, ka alarmuar Uniformat Blu.

Në këtë protestë pritet të ketë akte dhune si në rastin paraardhës ku u sulmua ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe disa deputetë të PS, e gjithashtu u bënë disa tentativa për të çarë kordonin e policisë, por protestuesit u sprapsën me gaz lotsjellës.

Duke marrë parasysh incidentet e regjistruara në tubimet e mëparshme, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë marrë masa të forta për të mbarëvajtur protestën e nesërme, teksa në Parlament do të betohen deputetë “rezervistë” të LSI-së.

Sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare, ndaj për të shmangur çdo akt dhune pritet të angazhohen mbi 1000 efektivë policie në terren ku grupe të veçanta të forcave Shqiponja, FNSH si dhe Garda e Republikës do të ndërhyjnë nëse situata eskalon.

Ndryshe nga herët e tjera do të rritet siguria e deputetëve dhe Parlamentit, pasi do të krijohet një kordon me skela përgjatë oborrit të Parlamentit.

Foto e marrë nga “Ora News”

Gjithashtu, Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga krahu i “Kalasë së Tiranës”, ndërsa një tjetër masë është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të godinës.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet me ujë, të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin.

Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e Kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme të protestuesve, siç ndodhi dhe gjatë protestës kur deputet e opozitës dorëzuan mandatet.

Një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales “Murat Toptani” deri tek ministria e Brendshme pasi javën e kaluar nga gazi lotsjellës u prekën edhe kalimtarët e bizneset përreth dhe kjo krijoi rritim te qytetarët.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …