Shtëpia / Politika / Rama sulmon delegacionin e PE: Janë një sekt në ikje, s’përfaqësojnë asgjë!

Rama sulmon delegacionin e PE: Janë një sekt në ikje, s’përfaqësojnë asgjë!

Luan Rama u shpreh në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se opozita nuk ka komplekse nëse Presidenti i Republikës i thërret të gjitha palët në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike.

“Ne nuk kemi komplekse dhe nuk kushtëzojmë se kush vjen në tryezë dhe për çfarë vjen subjekti apo institucioni. Ne kërkojmë që për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, që ky kryeministër të japë dorëheqjen. Sot më i rëndësishëm është interesi i vendit në kuadër të procesit të integrimit europian”, deklaroi Luan Rama.

Kur iu vu në dukje se trojka europiane para pak ditësh legjitimoi qeverinë, Rama tha: “Ata janë si dëshmitarët e një X sekti që janë në ikje e sipër. Me gjithë respektin, ata le të zgjidhin problemin e tyre në kuadër të zgjedhjeve që kanë në prill. Sot ata nuk përfaqësojnë më asgjë, janë deputetë në ikje”. /TCH

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …