Shtëpia / Sport / Strakosha një yll në rritje, “Gazzetta dello Sport”: Lojtari më i mirë në…

Strakosha një yll në rritje, “Gazzetta dello Sport”: Lojtari më i mirë në…

Është Thomas Strakosha fitues i anketës së futbollistit të javës U-23 të Gazzetta dello Sport. Portieri shqiptar i Lazios ishte protagonist me pritjet e tij në fitoren 3-0 në derbin me Romën.

“Gardiani” kuqezi fitoi konkurrencën e Jeremie Bogas të Sassuolos (bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Milanit) dhe të Ignacio Pussettos të Udineses.

Pritjet e Strakoshës i kanë bindur lexuesit se është edhe meritë e tij që Lazio arriti një fitore të thellë në derbi, duke e ruajtur të paprekur portën.

Dy janë momentet vendimtare ku spikati Strakosha: në reagimin e tij ndaj goditjes së Edin Dzekos dhe kur arriti të devijonte trajektoren e jashtëzakonshme të Florenzit.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …