Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE-së dhe atë të Austrisë, ja ku e kaluan fundjavën

Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE-së dhe atë të Austrisë, ja ku e kaluan fundjavën

E diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët rendin për të vizituar atraksionet e shumta që ofron kryeqyteti. Mrekullive natyrore të Tiranës nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Euroian apo ai i Austrisë.

“Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në  Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit. Visit Tirana @visit_albania. BE per Shqiperine”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Syri i Ciklopit është bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale.

Edhe ambasadori austriak Johann Sattler nuk i ka rezistuar këtë fundjavë bukurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin. “Kanioni i Erzen / Pëllumbas Cave jashtë #Tirana. Vend i shkëlqyer për të kaluar ditët e para të pranverës. #TiranaRocks @ExploringWithGysi”, shkruan Johann Sattler.

Qendra e fshatit Pëllumbas dhe rruga hyrëse janë transformuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës duke e shndërruar këtë zonë në një nga pikat më të bukura të eko-turizmit shqiptar që tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj.

Në fshatin Pëllumbas, Bashkia e Tiranës ka inauguruar dhe hapjen e zyrës së menaxhimit të turizmit.

#td_uid_1_5c7d0747bfdf0 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/D0vQ2koXQAEN94R-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d0747bfdf0 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/D0vQ1GqX0AEweP4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d0747bfdf0 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/D0vQ7jSXcAAHbBD-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7d0747bfdf0 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/D0vQ565XgAYJEhE-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …