Shtëpia / Aktualitet / Tmerr në Durrës/ Maskat “masakrojnë” të moshuarit, çifti rëndë në spital

Tmerr në Durrës/ Maskat “masakrojnë” të moshuarit, çifti rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.

Një çift të moshuarish janë dhunuar në shtëpinë e tyre nga persona të paidentifikuar që dyshohet se kanë hyrë në banesë për të grabitur.

Ata i kanë masakruar e gjakosur të moshuarit, por çuditërisht në shtëpi nuk kanë bërë rrëmujë dhe nuk kanë marrë asgjë.

Çifti i moshuarve ka lëndime të shumta në kokë dhe janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Dy të moshuarit janë gjetur nga fqinjët në lagjen Nr.15 dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …