Shtëpia / Rajoni / “Vajtimi” i ministrit serb: Taksa e Kosovës na kushton 1 mln euro në ditë

“Vajtimi” i ministrit serb: Taksa e Kosovës na kushton 1 mln euro në ditë

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë vazhdojnë të ankohen se taksa 100%, e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po u shkakton dëme të mëdha bizneseve të shtetit fqinj.

Zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç, ka thënë se për 100 ditë, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën ndaj importit të produkteve që prodhohen në Serbia, në tregun e Kosovës janë futur më pak mallra serbe, me rreth 100 milionë euro më pak,  krahasuar me vitin parardhws.

“Kjo praktikisht thotë se po humbim çdo ditë nga 1 milion euro, pwr shkak tw taksës diskriminuese që ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë. Ndërsa humbjet reale janë më të mëdha, sepse para vendosjes së këtyre barrierave ka pasur një trend të rritjes së eksportit të mallrave nga Serbia në Kosovë. Ndërsa,  për humbjet afatgjata as të mos flasim, pasi ato janë të pashmangshme sepse humbim tregun”, tha Lajiç për “Tanjug”.

Sipas tij, edhe Sllovenia ka shtuar eksportin në Kosovë me 250%, kurse Maqedonia dhe Kroacia gjithashtu  kanë rritur ndjeshëm eksportin në tregun e Kosovës.

“Në qoftë se taksa nuk hiqet, jo vetëm që do të deplasohet marrëveshja e CEFTA-së, por edhe iniciativa e tjera rajonale do të vihen në pikëpyetje të madhe. Është iluzionistë të bisedohet për çfarëdo tjetër, në qoftë se në këtë mënyrë pengohet qarkullimi i lirë i mallrave në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …