Shtëpia / Aktualitet / Vrasja për një karikues, jepet pretenca për katër të akuzuarit

Vrasja për një karikues, jepet pretenca për katër të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për katër të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit.

24-vite burg kërkoi organi i akuzës për Dejvi Bitraj, 20 vite për Marsel Allën, 18 vite për Eugen Bitraj dhe 25 vite për Kridens Allën.

Vendimi ndaj të pandehurve do të jepet më 19 mars. Marsel Alla dhe Kridens Alla janë vëllezër, të cilët janë ende në arrati dhe procesi gjyqësor ndaj tyre është zhvilluar në mungesë.

Marvi Mihali u vra me goditje thike në korrik të vitit 2017, pas sherrit për një karikues telefoni mes një shoku të tij dhe Dejvi Bitraj.

Për vrasjen e të riut akuzohen si të përfshirë Dejvi Bitraj, Eugent Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …