Shtëpia / Sociale / Zgjedhjet në KMSH/ “Ylli Gurra kandidati i Ramës”, Berisha: Ja mesazhet që…

Zgjedhjet në KMSH/ “Ylli Gurra kandidati i Ramës”, Berisha: Ja mesazhet që…

Zgjedhjet për kreun e Komitetit Mysliman në Shqipëri nuk kaluan në heshtje, duke parë edhe përfshirjen e politikës në çështje fetare.

Një prej tyre ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i intervistuar për emisionin “Open”, u shpreh se ishte përfshirë në këto zgjedhje, jo për të mbështetur ndonjë kandidatëve, por për t’i dalë kundër kandidatit Ylli Gurra, i cili sipas tij mbështetej nga qeveria.

Sipas Berishës, qeveria dëshiron të ketë të gjitha fuqitë, e për këtë arsye doli haptazi në mbështetje të një kandidati. Gjë që siç thotë ish-kryeministri, ai vetë nuk e ka bërë kurrë.

“Qeveria dëshiron që të ketë të gjitha fuqitë. I duhen edhe fuqitë fetare. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Qeveria të zgjedhë e të lobojë për kandidatin e saj. Unë s’kam guxuar kurrë. S’mund të rrijë Rama pa ndërhyrë. Unë ndërhyra pasi më erdhën dhjetëra mesazhe dhe pasi u publikuan në mediat. Nuk mbështeta asnjë kandidat, por dola kundër kandidatit të qeverisë. Unë nuk dëshiroja që ai të zgjidhej, për të shprehur qëndrimin e tim dola kundër. Nuk e di se sa kam ndikuar”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha, shkon më tej duke deklaruar se disa deklarata nga eksponentë të klerit të Tiranës, janë të dënueshme.

“Disa deklarata nga eksponentë të klerit të Tiranës, janë të dënueshme. Si ajo e mbështetjes ndaj Edmond Begos. I ka dalë në krahë atij që shpërndan helm ndaj grave e fëmijëve për tu pasuruar vetë”, u shpreh ai.

Ndërkohë që nga paneli i “Open”, Olsi Jazexhi i ka cilësuar si hipokrizi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, duke i kujtuar atij se ai ka qenë i pari që ka ndërhyrë në zgjedhjen e drejtuesit më të lartë të myslimanëve shqiptarë.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …