Shtëpia / Aktualitet / Aksident masiv në Fier, 6 makina bëhen “përshesh” në bulevard (VIDEO)

Aksident masiv në Fier, 6 makina bëhen “përshesh” në bulevard (VIDEO)

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit. Mësohet se mjete janë përplasur, por fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 pranë azilit të të moshuarve. Dy mjete,një “Audi” dhe një “Mercedes”, janë përplasur me njëri-tjetrin ndërkohë që njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin duke dëmtuar edhe 4 mjete të parkuara në anë të rrugës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=V0qR4wdbosU?feature=oembed&w=640&h=360]

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …