Shtëpia / Politika / Basha fton protestuesit drejt hapit të radhës…

Basha fton protestuesit drejt hapit të radhës…

Mes thirrjeve të forta “Rama ik” me të cilat shpërthyen protestuesit e mbledhur para Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se sovrani e ka marrë vendimin dhe regjimi i Ramës ka rënë. Pas fjalës, ai ka ftuar protestuesit ta ndjekin nga pas, drejt KQZ për të bërë hapin e radhës, për të formalizuar djegien e mandateve te vijuesve ne listat e kandididatëve të opozitës për deputetë.

Kreu i PD-se ka falenderuar te gjithe ata qe sot vendosin te djegin mandatete e tyre. “Nuk ka evrope me shqiperi si Kolumbu, nuk ka Evrope me qeverine e bere njesh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin ne nivele me te larta”- tha Basha.

“Moduro i Ballkanit nuk e hap dorën derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.

“Një qeveri që nuk ju dhunon, vjedh, dhe kur gabojnë shkojnë para drejtësisë, ku paratë shkojnë për të rritur rrogat e pensionet, paga dinjitoze e kushte të mira për rininë dhe çdo shqiptar, imagjinoni një qeveri që nuk e ka Evropën në majë të gojës, por që nuk i përzë shqiptarët me çmimet e përballueshme me dhunë, terror e arrogancë, por ju shërben , ju ofron shpresë, rrugë për të nesërmen, ju shërben me përulësi, Kjo sot  nuk është imagjinatë se ky bashkim i madh është ura që do ta bëjë këtë ëndërr nesër realitet për çdo shqiptar.

Nuk ka më banditë e trafikantë, horr e hajdut që të na ndalë në këtë rrugë, më 16 mars populli sovran edhe më shumë edhe më fort, edhe më i vendosur se kurrë më parë në këto tre dekada udhëtim do të marrë në dorë fatin e tij.

Ne do ti tregojmë botës mbarë se hajduti nuk është zot në shtëpinë tonë, nuk është as zot në shtëpinë e tij.

Vëllezër e motra, kthimi i kësaj godine në karantinë të krimit të rrethuar me tela me gjemba, është shenja e këputjes totale të sistem kriminal të Ramës dhe është trofeja e parë e qytetarëve të bashkuar”, deklaroi ai.

“Edhe sot si çdo ditë ia ka mbathur të shpërndajë gënjeshtrat e tij në ekranin e Italisë fqinje, do sqarojë italianët për atë që nuk e besojnë më shqiptarët, ose të paktën kështu thotë se burime mike thonë që ka shkuar të negociojë azilin politik”, u shpreh Basha.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …