Shtëpia / Politika / Basha: Tik tak, populli po buçet, koha e Ramës mbaroi

Basha: Tik tak, populli po buçet, koha e Ramës mbaroi

Lulzim Basha deklaroi në protestë se ka ardhur ora e shpresës. Ai theksoi se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet.

“Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari.

Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik”, deklaroi Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …