Shtëpia / Politika / Braçe: Gati për dialog me opozitën, nuk bëhet fjalë për qeveri tranzitore

Braçe: Gati për dialog me opozitën, nuk bëhet fjalë për qeveri tranzitore

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, deklaroi se opozita ka të drejtën e saj për të protestuar.

Ai theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë qeveri tranzitore, por i bëri thirrje opozitës për dialog.

“Ça ka seanca e sotme? Janë në të drejtën e tyre për të protestuar për sa kohë nuk cenojnë rendin publik. Kush ka arsye për të protestuar të protestojë, kush ka arsye për të punuar le të punojë.

Ne kemi qenë viktimat kryesore të blerjes së votës.

Për qeveri tranzitore nuk bëhet fjalë. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Nuk heqim dorë nga parimet kushtetuese.

Duan garanci ekstra për zgjedhjet vendore? T’i shkruajnë dhe ne jemi gati”, deklaroi ai.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …