Shtëpia / Aktualitet / Dalin detaje, “killeri” polak i kapur  në Kakavijë ka vrarë një shqiptar në Greqi

Dalin detaje, “killeri” polak i kapur  në Kakavijë ka vrarë një shqiptar në Greqi

Mbrëmjen e sotme një shtetas polak me identitet të rremë u arrestua në Kakavijë dhe dyshimet e para ishin se kishim të bënim me një vrasës me pagesë që kërkohej nga Interpoli për disa ngjarje kriminale në Greqi.

Të tjera detaje janë zbardhur tashmë për personin me inicialet D.K, i cili dyshohet të ketë vrarë një shqiptar në vitin 2018 në Athinë.

Ai po largohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në përpjekje për të kaluar kufirin me pasaportë false, por është diktuar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datë 05.03.2019 në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke.

Nga verifikimi paraprak i punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë.

Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.

Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe letërnjoftimi si dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …