Shtëpia / Politika / Deputetët e rinj në komisione, “rapsodi” Ylli Shehu te Siguria Kombëtare

Deputetët e rinj në komisione, “rapsodi” Ylli Shehu te Siguria Kombëtare

Ditën e sotme u regjistrua protesta e radhës e opozitës së bashkuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa në Kuvend u betuan 4 “tradhtarë” të LSI-së, të cilët zëvendësuan deputetët që lanë mandatet.

Pasi bënë betimin, deputetët e rinj kanë marrë edhe detyrat e tyre në Komisionet Parlamentare.

Konferenca e Kryetarëve  vendosi që deputeti, i njohur si “rapsodi” apo këngëtari, Ylli Shehu të caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputeti Enver Roshi është caktuar anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ndërsa deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Edmond Rrushi u caktua anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …