Shtëpia / Politika / Deputetët “tradhtarë”, Basha: Turp i familjeve, Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre

Deputetët “tradhtarë”, Basha: Turp i familjeve, Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre

Në fjalën e mbajtur në protestë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kandidatët për deputetë që pranuan të marrin mandatin.

Basha është shprehur se ata janë turpi i familjeve të tyre, pasi kanë shitur shpirtin.

‘Ata të mjerë, ata pak të mjerë që futen në atë godinë, shesin shpirtin, ata janë turpi i familjeve të tyre. Ata do ti gjykojë historia, Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tyre sepse fytyrë ata nuk kanë më.

Për muaj e vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, kur do ti digjni mandatet.

Zëri juaj tashmë është dëgjuar. Opozita i është bindur sovranit. Unë kam sot nderin dhe privilegjin që në emrin e popullit të shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj nga zemra ata zonja, zotërinj e zonjusha, ata qindra kandidatë që djegin sot mandatet e tyre’, tha ndër të tjera Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …