Shtëpia / Politika / Igli Tare i bën “avokatin”, Rama zbrazet në “Rai1”: S’ka revoltë të popullit!

Igli Tare i bën “avokatin”, Rama zbrazet në “Rai1”: S’ka revoltë të popullit!

Ashtu siç paralajmëroi në Kuvend, Edi Rama është “arratisur” për një vizitë 24-orëshe në Itali, ku sipas tij do të përpiqet të pastrojë imazhin e Shqipërisë, të bërë pis nga opozita, e cila dogji mandatet dhe doli shesheve për të kultivuar dhunë.

Kryeministri po zhvillon një intervistë për emisionin “Porta a Porta” me gazetarin  Bruno Vespa, ku në panelin e të ftuarve gjendet edhe ish-sulmuesi i kombëtares, Igli Tare, i cili po bën “avokatin” e qeverisë Rama.

“Dua t’ju them se ajo që shihni nuk është një revoltë e popullit”, tha Rama, i cili shtoi më tej se protestat e opozitës do të ndikojnë negativisht në ekonominë shqiptare.

“Sot kemi një shkëmbim ekonomik e tregtar me Italinë prej 2.6 miliard euro në vit. Shqipëria eksporton 1,2 miliard euro në Itali”, shtoi ai.

Ndërkohë, Tare deklaroi se ajo që po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …