Shtëpia / Politika / Ish-ministrja e Enverit në bordin e ministrisë, Çuçi: I jap veç një tas çaj!

Ish-ministrja e Enverit në bordin e ministrisë, Çuçi: I jap veç një tas çaj!

Ministri i Bujqësisë Bledar Çuçi i ftuar në “Tempora” në Ora News, iu përgjigj akuzave për praninë e ish-ministres së diktaturës Themie Thomai si pjesë e bordit këshillimor në Ministrinë që drejton.

Ai tha se ajo është një nga ekspertet më të mira në këtë sektor dhe për më tepër jep këshilla për Bujqësinë pa pagesë.

“Zonja Thomai është ndoshta nga zonjat më të qarta ne lidhje me sektorin e bujqësisë. Është një nga ekspertet më të qarta në panel. Me vjen keq që mediat sociale merret vetëm me zonjën Themie Thomai. Te gjithë janë profesorë të nderuar. Unë i kam si bord këshillimor që të këshillohem unë si ministër. E kam ftuar dhe e falënderoj publikisht që ju përgjigj ftesës sime. Është vërtetë një nga ekspertët më të mirë të bujqësisë që ka vendi. Ky është bord këshillimor që vijnë pa pagese janë vullnetarë. Është një bord vullnetaresh përveç ndonjë tas çaj që ua ofroj unë”, tha Çuçi.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …