Shtëpia / Show Bizz / Këngëtarja e famshme e pranon “live” që është shqiptare: Ju dua shumë! (Video)

Këngëtarja e famshme e pranon “live” që është shqiptare: Ju dua shumë! (Video)

Një tjetër këngëtare e famshme është me origjinë shqiptare. Ava Max është me origjinë nga Saranda dhe po rritet shumë profesionalisht, duke hyrë fuqishëm në tregun muzikor amerikan dhe botëror.

E ftuar dje në “Rai Uno” ku edhe performoi hitin e saj. Ava Max foli shqip dhe tregoi për origjinën e saj. Moderatori Fabio Fazio theksoi se këngëtarja e njohur është me origjinë shqiptare.

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, i tha Fazio.

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max dhe kaq mjaftoi që video të bënte xhiron e rrjetit.

(Minuta 5:25)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=zcDSQoYwzBo?feature=oembed&w=640&h=360]

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …