Shtëpia / Politika / Kryemadhi parashikon: Vera nis me zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi parashikon: Vera nis me zgjedhje të parakohshme

Monika Keryemadhi është kthyer sërish në selinë e PD-së për një tjetër takim me Lulzim Bashën. Kryetarja e LSI-së, është shprehur se me qeverinë nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të parakohshme. Monika Kryemadhi është shprehur se PS në rrethe ka nisur fushatën dhe ka hapur zyrat elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato lokale.

“Kemi një krizë politike në vend dhe një parlament ilegjitim. Sot qeveria është kthyer në një institucion që bën qoka në funksion të grupeve të caktuara të interesit, – tha Kryemadhi. – Nuk ka më dialog, por zgjedhje të reja. Vetë socialistët, edhe pse bëjnë si të fortë, po përgatiten për zgjedhje të parakohshme, vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare dhe jo lokale. Në Fier e në disa qytete të tjera ata kanë hapur zyrat elektorale dhe po fillojnë fushatën”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se Rama me të tijtë do të përballen së shpejti me dy dosje kriminale për vjedhjen e votës: “339” dhe 184”, respektivisht ajo që dyshohet se lidh kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako me trafikantët e drogës dhe ajo që dyshohet sipas opozitës për shit-blerjen e votave në zgjedhjet lokale të 2015-ës në Dibër.

“Elementët brenda PS do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve, sado që Rama do mundohet me grupe të caktuara interesi apo kriminale për ta mbajtur vendin peng”, – shtoi ajo

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …