Shtëpia / Politika / Kryemadhi: Rama, një vrasës, kriminel dhe i çmendur!

Kryemadhi: Rama, një vrasës, kriminel dhe i çmendur!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin rama një kriminel, vrasës dhe të çmendur. Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, ajo i bëri thirrje Ramës që të mos urdhërojë më policinë që të shkelë ligjin.

“Ata deputetë që u betuan sot, më shumë se kurrë kanë frikë. Ata nuk përfaqësojnë partitë politike. Secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare. Sot ne jemi këtu e do jemi gjithnjë. Nuk do dorëzohemi asnjëherë. Rama dështoi me policinë, kur policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e saj. Të rrethosh motrat e vëllezërit e tu, ose je kriminal e vrasës, ose je i çmendur. Ky njeri i ka të dyja. Ai ka një problem, nuk i do qytetarët e tij; ne na dhimbset Rama dhe familjarët e tij, por ne s’mund të lejojmë që Rama mes krimit të organizuar të bëjë si të dojë me Shqipërinë”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …