Shtëpia / Sport / Mansuri, futbollisti turk me brisk rroje në fushë! (Video)

Mansuri, futbollisti turk me brisk rroje në fushë! (Video)

Komisioni i Disiplinës në Turqi e ka përjashtuar për një ndeshje lojtarin Mansur Calar, i cili në ndeshjen Amedsor-Sakaryaspor, në kategorinë e tretë, doli në fushë me një brisk rroje dhe iu shkaktoi prerje katër lojtarëve kundërshtarë.

Gjithsesi prokuroria e Turqisë ka hapur një hetim dhe çështja është në investigim. Ndaj tij pritet që të ketë një masë penale, por ndërkohë masa administrative është vetëm një ndeshje pezullim.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Amedspor është një klub i pozicionuar në juglindje të Turqisë, një zonë e dominuar nga kurdët, të cilët janë kundër Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa Sakaryaspor ndodhet në veriperëndim, një bastion i presidentit aktual. Mendohet se ky ka qenë shkaku i këtij tensioni, një plan gjakftohtë që ishte menduar para se të fillonte ndeshja.

Vitin e kaluar u shënuar një tjetër incident në këtë ndeshje, teksa në ekranet e stadiumit, para fillimit të ndeshjes, u shfaqën disa video dhe foto të operacioneve ushtarake. 

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …