Shtëpia / Politika / Mbyllet pa dhunë protesta e opozitës, Basha: Në 16 mars ikën Rama!

Mbyllet pa dhunë protesta e opozitës, Basha: Në 16 mars ikën Rama!

Pas mbylljes së protestës së nisur sot rreth orës 10:00, Lulzim Basha nga selia e PD është shprehur para simpatizantëve se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se po vjen ndezja e shpresës së çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen.

“Sot në të katërtën protestë radhazi popullin i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të kësaj qeverie të lidhur me krimit dhe nxjerrjen lakuriq para botës, por dita e sotme ka një rendësi që shkon përtej fytyrës së shtetit që vjedh, ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen, – tha Basha. – Sot e kemi çuar një herë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit e ilegjitim dhe kemi hapur shtegun ku do kalojë e ardhmja e çdo shqiptari”.

Basha shtoi se regjimi i Ramës ka rënë dhe se la takim me protestuesit për datën 16 mars, ku sipas tij do të zhvillohet para kryeministrisë, protesta vendimtare.

“Zgjidhja e krizës politikës është largimi kryezullumqarit Edi Rama, ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, që do vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës e besimit që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Regjimi i Ramës ka marrë, ka mbaruar. Sa më shumë të qëndrojë, aq më shumë do t’i shtohet makthi e fatura që e do e paguajë para drejtësisë, – vijoi kryedemokrati. – I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në një akt vendimtar të shpresës, në zgjedhje të lira e të parakohshme pa Edi Ramën e horrat e tij, që do të na bashkojë më shumë në 16 mars në protestën vendimtare, për ta përcjellë, kufomën politike të sektit kriminal të rilindjes për të çliruar vendin, për të shpëtuar të ardhmen tonë”. Basha falënderoi të gjithë ato burra e gra, që sipas tij “me integritet që dorëzuan mandatet vijuese”.

Në fund, ai përsëriti edhe një herë ftesën për të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë për protestën e 16 marsit para Kryeministrisë.

“Ora e shqipërisë evropiane po troket, ora e largimit të Ramës po troket tik tak, tik tak. Bëhuni gati për uraganin në 16 mars. Gati për uraganin popullor”, – theksoi ai.

Pas fjalimit, filloi menjëherë kënga e himnit kombëtar, por këtë herë Basha nuk ishte zë i parë, pasi një tenor në dukje, i dha zë fuqishëm himnit të shqiptarëve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …