Shtëpia / Politika / Mediu: Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë, ta rrëzojmë Ramën

Mediu: Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë, ta rrëzojmë Ramën

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi nga qytetarët që të çohen çdo ditë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Ai shtoi se Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë këtë vend.

“Berisha e bëri Shqipërinë vend anëtarë të NATO-s. Kjo qeveri ka ndërtuar një mur të fëlliqur ndërmjet qeverisë dhe shqiptarëve. Kjo qeveri ka shitur interesat tuaja dhe kombëtare, është koha për një reagim të fortë qytetar.

Ne duhet të çohemi. Nëse duam t’i shohim fëmijët tanë në sy, t’u japim mundësi për të ardhmen ne duhet të çohemi çdo ditë deri kur të rrëzojmë këtë regjim.

Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë këtë vend. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në emër të shpresës dhe të besimit të ngrihemi për të drejtuar Shqipërinë europiane”, deklaroi Mediu.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …