Shtëpia / Politika / Motra nuk dorëzoi mandatin, Kiri Hajdari në krah të Bashës (Foto)

Motra nuk dorëzoi mandatin, Kiri Hajdari në krah të Bashës (Foto)

Nuk ka munguar sërish në protestën e sotme para Kuvendit, Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit.

Ai qëndron pranë foltores së improvizuar në protestën para Kuvendit, në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”.

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë edhe sot për largimin e Ramës.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …