Shtëpia / Sport / Operacion “fshesa” te Gjermania, 3 kampionë bote s’do grumbullohen më

Operacion “fshesa” te Gjermania, 3 kampionë bote s’do grumbullohen më

E bujshme ajo që ndodh te Gjermania. Trajneri Joachim Low dhe menaxheri i kombëtares Oliver Bierhoff ishin sot të pranishëm në qëndrën stërvitore të Bayernit në Munich për të takuar nga afër Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels.

Low dhe Bierhoff u kanë komunikuar tre futbollistëve bavarezë lajmin e dhimshëm se nuk do të jenë më pjesë e kombëtares gjermane, pasi në ekipin përfaqësues do tu jepet përpari lojtarëve të rinj në moshë për t’i përgatitur ata për eventet e ardhshme madhore Euro 2020 dhe Botërorin Katar 2022, dhe për këtë arsye Muller, Boateng dhe Hummels kampionë bote me Gjermaninë në Brazil 2014-të, nuk do të jenë më pjesë e Gjermanisë.

Asnjë prej tre futbollistëve nuk e ka pritur mirë këtë lajm pasi si Muller që është 29-vjeç ashtu dhe Boateng e Hummels që janë nga 30-vjeç e konsiderojnë veten ende të rinj për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues. Loë gjithsesi në një intervistë ka shpejguar vendimin e tij.

“2019-ta është viti që sinjalizon një fillim të ri për kombëtaren e Gjermanisë. Duam të vazhdojmë me planin e ndryshimeve që vazhduam gjatë fundit të vitit të kaluar. Boateng, Hummels dhe Muller nuk do të jenë më në skuadër. Erdha sot në Mynih për t’ia komunikuar atyre personalisht këtë gjë”, tha gjermani para mediave.

“Ata mbeten lojtarë klasi, të cilët janë liderë te klubet e tyre. Janë futbollistë të mëdhenj, që kanë luajtur për një kohë të gjatë për kombëtaren gjermane. Kanë kaluar shumë vite më ne. I falënderoj për vitet e paharrueshme që kaluam së bashku”.

“Është koha që të vëmë bazat për të ardhmen. Duam t’i japim skuadrës një fytyrë të re. Jam i bindur se ky është vendimi i duhur. Po jap një sinjal të qartë për rinovimin e skuadrës. Lojtarët e rinj do të kenë hapësira që të përmirësohen. Ata duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që të jep fanella e kombëtares”, përfundoi Low.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …