Shtëpia / Politika / Opozita e re/ Ja kush janë 4 “tradhtarët” e LSI-së që bëjnë sot betimin

Opozita e re/ Ja kush janë 4 “tradhtarët” e LSI-së që bëjnë sot betimin

“Tradhtarët” e LSI-së, siç i cilësoi kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, do të bëjnë sot betimin në parlament. “Rezervistët” kanë pranuar mandatin e deputetit, pas djegies së tyre nga opozita.

Ata do të zëvendësojnë Edmond Haxhinaston, Floida Kërpaçin, Endrit Brahimllarin dhe Përparim Spahiun

I pari ka mbërritur në Kuvend deputeti i LSI-së, Ylli Shehu, që një ditë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ-ja dhe sot pritet të bëjë betimin.

Teksa ka hyrë në Parlament mëngjesin e sotëm ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku ka thënë se nuk do të tradhtojë votuesit e tij.

“Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017”, tha Shehu.

Deputetët e rinj

Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.

Ylli Shehu u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu. Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Edmond Rrushaj ishte i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së.

Enver Roshi ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …