Shtëpia / Show Bizz / Pësoi goditje në tru, aktori i famshëm vdes 52 vjeç

Pësoi goditje në tru, aktori i famshëm vdes 52 vjeç

Aktori i famshëm, Luke Perry ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital.

Publicisti Arnold Robinsoi konfirmoi lajmin e hidhur sot (4 mars 2019). Ai shtoi se familjarët dhe miqtë ishin pranë Luke kur vdiq. Pranë tij ishin edhe fëmijët, e fejuara dhe ish-gruaja.

Aktori kishte një javë i shtruar në spital, por nuk u dhanë detaje të tjera për gjendjen e tij. Publicisti tregoi se familjarët e vlerësojnë mbështetjen e të gjithëve.

52-vjeçari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” ku u bë mashkulli i preferuar i femrave në atë kohë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …