Shtëpia / Aktualitet / Policia “luftë” me protestuesit, autobote me ujë me presion për shpërndarjen e tyre

Policia “luftë” me protestuesit, autobote me ujë me presion për shpërndarjen e tyre

Policia i ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e deputetëve ditën e sotme, pas incidenteve që ndodhën në seancën e mëparshme plenare. Mësohet se në terren ndodhen mbi 1.600 forca, 200 me plan të organizuar vetëm për të ruajtur sigurinë fizike të deputetëve.

Parlamenti është rrethuar me tela, ndërkohë që forca të shumta janë vendosur në kordonë sigurie përreth Kuvendit.

Policia ka informacion se një pjesë e protestuesve kanë marrë masat për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin. Në vende të caktuara në sheshin para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …