Shtëpia / Aktualitet / Pranga dy të rinjve në Muriqan, tentuan të trafikojnë 7.2 kg kanabis

Pranga dy të rinjve në Muriqan, tentuan të trafikojnë 7.2 kg kanabis

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për tentativë trafiku droge drejt Malit të Zi.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit I. Gj. 31 vjeç, dhe E. N. 23 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Policia thotë se “arrestimit i tyre u bë pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin në pronësi të shtetasit I. Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …