Shtëpia / Aktualitet / Prostitucioni “përndjek” tutorin, arrestohet për 14 vite burg në Itali (EMRI)

Prostitucioni “përndjek” tutorin, arrestohet për 14 vite burg në Itali (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar me banim në kryeqytet, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi Mentor Koltraka, i cili është dënuar në Itali me 14 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.2

TiranëVijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht shtetasin e shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:M. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.Autoritetet Italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, parashikuar nga neni 110 dhe nenet 3,4,5 dhe 8 të Ligjit Nr.75 të Kodit Penal Italian.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 5. März 2019

“Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni””, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …