Shtëpia / Aktualitet / Protesta/ “Rama ik” u kushton shtrenjtë 8 qytetarëve, policia nis arrestimet

Protesta/ “Rama ik” u kushton shtrenjtë 8 qytetarëve, policia nis arrestimet

Mijëra qytetarë morën pjesë sot në protestën e opozitës para Parlamentit, duke kërkuar që “Rama të ikë’ dhe t’i hapet rruga një qeverie tranzitore që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Pavarësisht se incidentet ishin më pak të rënda se në tubimet e mëparshme, policia ashtu siç kishte paralajmëruar ka survejuar me kamera të gjithë aktivitetin e protestuesve dhe në mbrëmje ka njoftuar për disa arrestime.

Në pranga kanë përfunduar 8 persona, ndërsa 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës përballë Parlamentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 10:30, në rrugën “George Ë. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar një tubim.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durrës (i dënuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

-A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i dënuar më parë për vjedhje);

-E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

-L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i dënuar më parë për vjedhje);

-A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

-M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

-L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

-E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të përfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protestës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cenojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cenojnë integritetin e incitucioneve shtetërore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …