Shtëpia / Politika / Rama: Djegia e mandateve, vendim vetëvrasës i opozitës

Rama: Djegia e mandateve, vendim vetëvrasës i opozitës

Kryeministri Edi Rama mori fjalën që në nisjes të seancës plenare. Ai shpjegoi edhe arsye e këtij vendimi, duke theksuar se i duhet të largohet jashtë vendit.

Ai shtoi se opozitës i është vënë në dispozicion gjithçka që ka kërkuar dhe pavarësisht kësaj kurrë nuk e ka pranuar humbjen. Rama përmendi ministrat teknikë të opozitës dhe lehtësirat që qeveria e tij ka ofruar për opozitën.

“E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten.

Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”, deklaroi Rama.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …