Shtëpia / Politika / Rama i përgjigjet opozitës: Nuk luajmë bixhoz me mandatin, zgjedhjet në 2021 

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk luajmë bixhoz me mandatin, zgjedhjet në 2021 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht protestës së opozitës zgjedhje të parakohshme nuk ka. Ai shtoi se në krah të Bashës qëndrojnë njerëz që kanë humbur miliona nga industria e bixhozit që është mbyllur.

“Jemi të gjithë dëshmitarë se çfarë opozite kemi pasur, një grusht njerëzisht, pa ide, program, apo përgjegjësi për të përfaqësuar ata që i sollën këtu, jo për të demonstruar muskujt dhe për të dhënë shfaqje të shëmtuara.

E keni parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme nga asnjë normë dhe sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të vijnë dhe është e drejta e tyre.

Por ajo që ne na takon është që këtij kuvendi t’i japim përmasën e halleve, probleme dhe pritshmërisë së njerëzve dhe nga Kuvendi të dëgjojnë se çfarë bëjmë ne dhe pse ne zgjedhim të kalojmë këto ligje dhe cilat janë idetë tona.

Ky parlament është vendi ku na ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe na besuar të qeverisim deri në 2021. Ne me mandatin nuk luajmë bixhoz sikur luajnë ata, që pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur, nga bixhozi dhe të tjerët.

Një që humbi miliona nga industria e bixhozit qëndronte në krah të liderit të opozitës, apo një drejtor i lojërave të fatit është atje. Lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë PS-së dhe qeverisë, zero”, theksoi Rama.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …