Shtëpia / Politika / Rama nuk trembet nga protestat: Në qershor zgjedhje, fitojmë të gjitha bashkitë

Rama nuk trembet nga protestat: Në qershor zgjedhje, fitojmë të gjitha bashkitë

Më i vendosur se kurrë për realizimin e zgjedhjeve është shprehur Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare. Ai theksoi se zgjedhjet lokale do bëhen dhe PS do të fitojë të gjitha bashkitë.

“Në qershor Shqipëria ka zgjedhje vendore, ata e dinë se nuk ka asnjë shans, e dinë ju se ua kanë thënë në kafene e parlamentit, e di edhe unë se e kam dëgjuar nga partia e tretë e opozitës.

Kanë shumë pak shanse që të ruajnë bashkitë që kanë. Ne na takon të marrim të gjitha bashkitë, që të qeverisen nga njerëz normalë që dinë të bëjnë zhvillim dhe dinë që të ndryshojnë faqen e historisë së një komuniteti.

Nuk duan që t’i marrim të gjitha, bujrum le të vijnë dhe të shohin ku jemi”, tha Rama.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …