Shtëpia / Politika / “Tradhtari” i PD, flet kreu i “OMONIA-s”: Ja pse e pranova mandatin e deputetit

“Tradhtari” i PD, flet kreu i “OMONIA-s”: Ja pse e pranova mandatin e deputetit

Pas betimit të katër “tradhtarëve” të LSI-së sot në Parlament, të tjerë dezertorë kanë dalë nga listat e Partisë Demokratike dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohen seancave plenare si formacioni i “opozitës së re”.

Një ndër ta është edhe kreu i “OMONIA-s” në Korçë, Ligoraq Karamelo, i cili ka pranuar mandatin e deputetit si zëvendësues në listat e PD-së për qarkun e Korçës.

Në një deklaratë për mediat, Karamelo ka listuar edhe arsyet pse e ndërmori këtë veprim, duke theksuar se po respekton Kushtetutën dhe qytetarët.

“Minoriteti etnik grek në qarkun e Korçës e organizata e tij Omonia, e jo vetëm ai, por edhe gjithë struktura e baza e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qark, opinioni intelektual e shpirti demokrat që i karakterizon duan të kenë zërin e tyre përfaqësues në Kuvend, si altar i demokracisë në një shoqëri pluraliste”, thuhet në deklaratë.

#td_uid_1_5c7e9536a4e47 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/01b9b11b-0ccd-4766-85a4-35325fdc2bc2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7e9536a4e47 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/1fb5d0ca-92b2-42d2-9163-ebd3971481be-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ai thekson se “asgjë nuk do të ndryshojë në rrugën tonë opozitare”, pasi “do të vazhdojmë të kontribuojmë për ndryshimin që kërkon opozita”.

Karamelo jep edhe një mesazh për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili e ka dorëzuar tashmë mandatin.

“Jam i detyruar të pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Nuk duhet të braktiset parlamenti. Nga pozicioni që ka Dule, e justifikoj veprimin e tij. Në kushte të tjera Dule do të vepronte si unë”, nënvizon ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …